Ndërron jetë njëri nga mjekët më të njohur të gastroenterologjisë, dyshohet se qëllimisht i dha fund jetës


Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Berisha në Pejë. Kryefamiljari, Ukë Berisha, u gjet pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij në rrugën ‘Azem Lukaj’, shkruan Sinjali

I ndjeri mëson sinjali dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në një kabllo elektrike. Ukë Berisha me profesion ishte mjek i Gastroenterologjisë dhe ushtronte profesionin e tij në klinikën “Mediaja” në qytetin e Klinës.

Ndryshe, Berisha u gjet i varur në një kabllo elektrike në ballkonin e shtëpisë së tij dhe gjithë ngjarjen trag jike e zbuloi i biri, i cili e gjeti babain pa ndjenja. Pavarësisht tentativës për ta shpëtuar, duke thirrur për ndihmë Policinë dhe Urgjencën, viktima s’ka arritur që të mbijetojë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vi ktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vde kjen’.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *