E dhimbshme: Ky është personi që u gjet i varur në ballkon të banesës nga djali i tij

Ky është personi që u gjet i varur në ballkon të banesës nga djali i tij. Një person dyshohet se ka bërë vetvrasje mëngjesin e sotëm në Pejë. Burime të Rajonit bëjnë të ditur se viktima është Ukë Berisha nga Peja.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Lukaj” në Pejë. Sinjali mëson se i ndjeri është gjetur i varur në ballkon nga djali i tij. Nuk dihet ende arsyet që kanë çuar të ndjerin deri te ky akt. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër. Familjen Berisha e ka ngushlluar edhe ish-kryeministri RAMUSH haradinaj. “Familja Berisha i dha Atdheut dëshmorë, martirë e luftëtarë të dalluar të lirisë. Sot jemi me ta, për ta ndarë dhembjen pas vdekjes tragjike të Ukë Berishës. Bashkëndjejmë dhe ngushëllojmë familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët.”, ka shkruar Haradinaj.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *