Bëhet nënë 16-vjeçarja, tenton ta braktisë foshnjën


Një vajzë dyshohet se ka tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Rasti sipas policisë ka ndodhur dje në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se me konsultim të prokurorit rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç” dhe mbetet për procedura të tjera.

Për këtë rast Prokuroria në Prishtinë, departamenti për të mitur ka iniciuar procedurë veprën penale bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç. “Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar në drejtim të veprës penale bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç dhe që është e mitur dhe ka lind…”- tha zëdhënësja e prokurorisë Ulaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONA NËN MOSHEN 16 VJEÇ/Prishtinë 13.02.2023. Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *