






Sfida e rezistencës që u fitua nga Nita ka ngjallur shumë debate në shtëpinë e BBV dy ditët e fundit, po ashtu dhe në primen e sotëm.
Debati më i madh ka të bëjë me gjestin e Luizit dhe Armaldos që urinuan në sytë e të gjithë, gjest që u quajt i pahijshëm nga shumica e banorëve.





Ky gjest i Luizit ka krisur disi marrëdhënien e tij me Kiarën sepse ai e ka gënjyer sy për sy dhe kjo gjë u kuptua në primen e sotëm.
Fillimisht Luizi tha se bëri urinën në kovë, nga veprimi i tij mori zemër Maestro dhe bëri të njëjtën gjë, por Luizi ndryshoi mendim më vonë.





Luizi i tha Kiares dhe të gjithë banorëve se nuk e kishte bërë urinën në kovë. Inserti ishte i paqartë dhe duket se Luizi pranoi veprimin e tij në dhomën e rrëfimit.





Kiara u pre dhe kuptoi se Luizi e kishte gënjyer sërish. Arbana e pyeti se çfarë mendonte, por ajo nuk i dha përgjigje se ishte e zhgênjyer.
Leave a Reply