Ngjarje e rëndë në Gjermani


Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Gjermani ku një e re gjermane vr.au sozinë e saj për të flasifikuar vde.kjen.

23-vjeçarja gjermano-irakiane kërkoi një të ngjashme në Instagram dhe e vr.au me një mik për të falsifikuar vde.kjen e saj, besojnë prokurorët në Bavari.

Kur trupi i mbuluar me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, raportet paraprake e identifikuan vik.timën si Sharaban K., një estetiste 23-vjeçare me bazë në Mynih, me origjinë irakiane.

Edhe pse disa anëtarë të familjes së Sharaban K. e kishin identifikuar trupin, një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e vërtetë të vik.timës. Pas hetimeve të kryera nga policia viktima u identifikua si Khadidja O., një blogere e njohur algjeriane me banim në Gjermani.

Me flokë të gjata të zeza të drejta, me fytyrë të ngjashme dhe grim të rëndë, të dyja gratë dukeshin “çuditërisht njësoj”, tha policia, duke bërë që shtypi gjerman t’i referohej rastit si “vr.asje e çuditshme”.

Së bashku me një kosovar 23-vjeçar, të quajtur Sheqir K., 23-vjeçarja u ndalua nga policia bavareze më 19 gusht 2022, megjithëse autoritetet nuk dhanë fillimisht asnjë shpjegim për shoqërimin e tyre. “Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të zhdukej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vde.kjen e saj për këtë qëllim,” tha Veronika Grieser nga zyra e Prokurorit të Shtetit të Ingolstadt, mëngjesin e kësaj të hëne.

“Ar.ma e kr.imit nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele, për tabloidin Bild. “Vi.ktima u vr.a me mbi 50 goditje të thikës, fytyra e saj u shpërfytyrua plotësisht”, shtoi ai.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *