


Një ngjarje tra.gjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brusë të Lipjanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt, ku dyshohet se i dha fund jetës.



Rasti i rëndë ka ndodhur në një stallë të bagëtive, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur. Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin se Lindoni i kishte dhënë fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.



Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vde.kjen e Lindon Gashit, 31-vjeçar, e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, u konstatua se vik.tima ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri fillimisht dyshohet se kishte ushtruar dh.unë në familje dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Për disa orë s’dihej gjë për fatin e tij dhe familja shpresonte se do të kthehej sërish, por fatkeqësisht e gjetën të vde.kur.
Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vde.kjen e 37-vjeçarit.
Leave a Reply