


Pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në fshatin Batër e Madhe në njësinë administrative Komsi, Mat (Shqipëri) u pla.gosën me thi.kë vëllezërit, Ardit Hysa 22-vjeç dhe Kristin Hysa 19-vjeç. Personat në fjalë u sul.muan me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.



Për shkak të pl.agëve të marra, vëllezërit e plagosur janë transportuar njëri me helikopter dhe tjetri me ambulancë drejt Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një kon.flikt i çastit mes të rinjve dhe personave që kanë sulmuar me thikë.



“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka god.itur me thi.kë dy vëllezërit”, njofton policia.
Leave a Reply