E fundit: 46-vjeçarja ndërron jetë në QKUK, u godit nga vetura

Një aksi.dent i rëndë trafiku që kishte ndodhur të hënën e 16 janarit te semaforët e shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë, kishte lënë të Iënduar rëndë një grua.

46-vjeçarja që u godit nga vetura tash e dy javë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sinjali mëson se ajo nuk ka mundur që t’u bëjë ballë pIagëve të rënda që i kishte marrë si pasojë e aks.identit dhe ka ndërruar jetë sot. Sipas burimeve, bëhet fjalë për Basrie Gllogu, 46-vjeçare. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vik.timës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aks.identeve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave të komunikacionit.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *