Bora-Donald apo Luizi-Kiara: Cili është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

Së fundmi, në një intervistë eksperti i IT-së, Said Duleviç, renditi disa histori që kanë rritur audiencën e “Big Brother Vip” dhe kanë gjeneruar shumë klikime.

Ai renditi si kryesoren, mbrëmjen e përjashtimit të Kejvinës nga “Big Brother VIP”, ndërsa bëri një krahasim në klikime për historitë e dashurisë të “BBV1” dhe “BBV2”.

Më të përfolurit e edicionit të parë janë sigurisht çifti Bora-Donald e më pas edhe Beatrix, ndërsa të këtij edicioni dyshja Luiz-Kiara.

Sipas tij, këta të fundit kanë arritur më shumë shikueshmëri dhe klikime se Donaldi, Bora dhe Beatrix.

“Ndjekje rekord Big Brother ka pasur në datën 17 janar që përkon me përjashtimin e Kejvinës nga formati.

Po ashtu historia e sëmundjes së Luizit solli shumë ndjekës të kësaj historie.

Fillimisht Luizi u mor inat dhe të gjithë ju kthyen kundër, por më pas e gjithë situata u kthye pro Luizit.

Më tej historia e tij me Kiarën është më tepër e ndjekur se historia e çiftit Bora-Donald-Betriks të një viti më parë”, tha eksperti.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *