

Kolosi i letërsisë shqiptare Ismail Kadare feston sot 87-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar për shkrimtarin, botuesi Bujar Hudhri ka publikuar një fotografi të Ismail Kadaresë i cili në orët e para të këtij mëngjesi ka vizituar ish-banesën e tij shtëpinë, studio “Kadare”.


“Sot ditëlindja e shkrimtarit tonë të dashur, Kadare, duke parë fotot e fëmijërisë, në ish-shtëpinë e tij”, shkruan Hudhri.
Kadare u lind në lagjen Palorto të Gjirokastrës, aty ku përfundoi edhe arsimin e mesëm ndarkohë më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve, në mbi 45 gjuhë të ndryshme, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Leave a Reply