Mbani frymën njerëz! Vjen puthja e shumëpritur mes Luizit dhe Kiarës?

Historia e puthjes “së famshme” mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në shtëpinë e “Big Brother” është kthyer gati në një telenovelë më vete e që mesa duket është e vetmja gjë që i ndan ata nga të qenit miq ose në një lidhje.

Por ndërsa këngëtari e pret puthjen me Kiarën dhe e kërkon 1,2,3 apo 4 herë në ditë, moderatorja po merr kohën e saj, duke mos rënë pre as e presionit të banorëve të tjerë, ose e thënë ndryshe po e “lë të rrjedhë”.

Megjithatë sot, gjatë dënimit që banorët morën brenda në shtëpi, pasi Armaldo u hodh me mikrofon në pishinë, duke qenë të detyruar të mos flasim, Kiara dhe Luizi kanë lënë trupin “të flasë”, duke tentuar edhe puthjen e famshme.

Por edhe pse ju afruan shumë, shumë fare madje, sërish nuk ndodhi!

Nderkohe Luizi dhe Armaldo debatuan me tone të ashpra këtë mëngjes.

“Lepurush”, “Frikacak”, “Ti je lepur”, ishin disa nga epitetet që u përdorën gjatë debatit të tyre.

Armaldo i tha Luizit që të merret me banorët dhe jo me të, dhe se ai ka frikë.

Por, Luizi i tha Armaldos se personi që ka frikë është ai, sepse nuk ulet përballë tij për të diskutuar.

Luizi i tha banorëve se Armaldo është frikacak dhe se dridhet kur flet me të.

Duke folur nga dera e shtëpisë, Armaldo i tha Luizit se atë e ka dobësuar shumë Kristi dhe Olta.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *